
Leo Messi nuk ka rinovuar ende kontratën me Barcelonë që skadon në fund të këtij sezoni. Sulmuesi argjentinas duket se nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë më të ardhmen e tij. Mediat në Francë kanë "ndezur" para kohe merkaton duke bërë me dije se Messi po kërkon shtëpi në Paris.
Këto zëra lidhen pikërisht me të ardhmen e kapitenit të Barçës te PSG. Skuadra franceze kërkon me ngulm lojtarin duke parë që do të jetë një lojtar i lirë e për këtë arsye ka nisur bisedimet me Messin. Ngelet për t'u parë se cila do të jetë e ardhmja e Messit dhe kjo pritet të zbulohet vetëm pas mbylljes së sezonit.
Poll