Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Në Bilisht e marrin seriozisht, nisen dy ditë para dhe izolohen para sfidës deçizive

Shkruar nga NEWSPORT
Në Bilisht e marrin seriozisht, nisen dy ditë para dhe izolohen para

Ditën e shtunë, në “Niko Dovana” të Durrësit, do të luhet sfida deçizive mes Devollit dhe Turbinës. Skuadra e Devollit synon ngjitjen në Katergorinë e Parë, por përballë kanë cërrikasit e Turbinës, që besojnë te mbijetesa dhe te qëndrimi edhe sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.

Sezoni është në fazën “Play Out” dhe në një moment deçiziv për të dyja skuadrat. Devolli e ka vlerësuar në maksimum këtë sfidë dhe skuadra nga Bilishti është nisur që ditën e sotme drejt Durrësit, ku do të qëndrojnë për dy ditë dhe do të zbresin në fushë të shtunën, në orën 15:00.

Stërvitjet e skuadrës së Devollit do të zhvillohen pikërisht në Durrës dhe në ditën e ndeshjes, më shumë se 100 tifozë të organizuar do të nisen nga Bilishti drejt Durrësit, për të mbështetur skuadrën e tyre, që synon rezultatin pozitiv dhe ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Të shtunën, 14 maj

Stadiumi "Niko Dovana", Durrës

Devolli - Turbina (15:00)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga