Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Në Ballsh nisin numërimin mbrapsh, "ethet" e Superiores përfshijnë mallakastriotët

Shkruar nga NEWSPORT
Në Ballsh nisin numërimin mbrapsh, "ethet" e Superiores

Nesër, Bylis do të luajë në transfertë kundër Lushnjës, ndeshje e vlefshme për javën e fundit të Kategorisë së Parë, por njëkohësisht përcaktuese për skuadrën që do të ngjitet sezonin e ardhshëm në Superiore. Klubi i Bylisit ka nisur organizimet për këtë supersfidë, teksa përmes një postimi në faqen zyrtare fton të gjithë mallakastriotët për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës. "Ethet" e këtij takimi deçiziv kanë përfshirë të gjithë qytetin, ndërsa në faqen zyrtare shkruhej:

"-1 dite!!!

Te bashkuar dhe me te forte se kurre!

Eshte momenti qe te tregojme se kush eshte Bylisi, kush jane mallkastriotet dhe kush jeni ju lojtaret!

Ne kemi besimin me te madh, duam qe te beni ate qe ben ata lojtare para dy vitesh! Vetem te bashkuar dhe duke dhene zemren ne fushe!

Ne jemi me te miret dhe e meritojme Superligen kete sezon!

Super-premio dhe supertifoze per mbeshtetjen ne Lushnje!

Radhen e keni ju per te qene heronj!", përfundon njoftimi i Bylisit

Kujtojmë që Lushnja ndodhet në vendin e parë me pikë të barabarta me Bylisin e vendit të dytë. Siç e shohim Bylisit i duhet patjetër fitorja që në sezonin e ardhshëm të vijë në Superiore. Kjo ndeshje është vendosur të zhvillohet nesër në stadiumin "Roza Haxhiu", në orën 16:00.

[gallery columns="1" size="full" ids="109575"]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga