
Armando Broja po kalon një moment të mirë te Chelsea gjatë kësaj faze përgatitore. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar dy gola e një asist në dy teste miqësore, ndërsa rinovoi kontratë me blutë deri në 2026.
"Daily Mirror" i ka bërë jehonë Brojës duke theksuar se Chelsea ka gjetur alternativën e Haaland. Kampionët në fuqi të Champions League kërkon të firmosin me sulmuesin e Dortmund, por duke parë kërkesën e lartë prej 150 milionë euro kanë hequr dorë dhe aleternativa gjendet në shtëpi, duke iu referuar pikërisht Brojës.
Bomberi kuqezi mund të ketë shansin e artë që të luajë me skuadrën e parë këtë sezon pas një viti të suksesshëm te Vittese ku shënoi 11 gola në 34 sfida.
Poll