Nisja e shirave në Antalia të Turqisë, ka ndryshuar dhe axhendën e ekipeve të Superligës shqiptare që janë duket zhvilluar fazën përgatitore prej disa ditësh.
Kur ishte përcaktuar të zhvilloheshin dy seanca stërvitore në ditë, planet kanë ndryshuar totalisht. Skënderbeu nuk ka mundur të stërvitet paraditen e sotme për shkak të shirave që kanë rënë. Kjo ka bërë që ekipi ti nënshtrohet stërvitjes fizike në palestër.
Nga drejtuesit është menduar, që stërvitja jashtë të nisë në orën 16:00, kur ekipi do të ketë mundësinë të zbresë në fushë për të zhvilluar seancën e radhës për fazën përgatitore.