
Bojkotit i erdhi fundi, ndërkohë që tani radhën e ka fusha e lojës. Kastrioti përballet nesër në orën 13:30 me Burrelin, në stadiumin ''Redi Maloku'', në kuadër të Kupës së Shqipërisë.
Në prag të këtij 90 minutëshi ka folur trajneri, Ramadan Ndreu. Ndreu shprehet se ekipi i tij është gati dhe do japë maksimumin në të gjitha kompeticionet.
''Mendoj se në gjithë këtë pjesë, jemi gati për të filluar kampionatin. Mendoj që nesër për Kupë, skaudra do hyjë në fushë për të dhënë maksimumin e mudnshëm, që të tregojëm që jemi gatshëm që në ndeshjen e parë. Kjo ndeshje ka rëndësi të veçantë, pasi është vetëm me një takim. Do një kujdes të jashtëzakosnhëm.
Burreli? Kemi zhvilluar dy ndeshje me ta miqësore dhe janë shumë ekip i mirë. Nuk hyjmë në Kupë për ta marrë, por për të bërë mirë dhe treguar vlerat. Gjithsesi, Kupa me një takim është specifikë e veçantë. Çdo skuadër mund të japi shanset e veta. Në këtë moment besoj se nuk lojtar me paga të larta, por mesatar të etur, të cilët e meritojnë të jenë me më të mirët e Superiores.
Në stërvitje e shoh që ka angazhim. Kam besim absolut që ky grup do bëjë mirë. Mendoj se do jemi në skuadrat më të mira'' - Tha Ndreu.