Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Ndjenjë e papërshkrueshme të luash me Kosovën", BEKAJ për të ardhmen: Kam edhe dy vite kontratë me Tiranën, por...

Shkruar nga NEWSPORT
"Ndjenjë e papërshkrueshme të luash me Kosovën",

Visar Bekaj debutoi me Përfaqësuesen e Kosovës, në miqësoren e luajtur ndaj Maltës, pak ditë më parë. "Gardiani"  kishte kohë që e priste këtë moment, çka e thotë edhe vetë në një intervistë të dhënë për mediet dardane. Bekaj e quan një ndjenjë të papërshkrueshme qëndrimin në mesin e shtyllave të Kosovës, teksa thekson se djemtë po japin maksimumin.

Një temë e nxehtë për portierin e Tiranës është edhe e ardhmja. 24 vjeçari i lindur në Prishtinë ka zhvilluar një sezon fantastik me bardheblutë, por s'e mohon se një ofertë e mirë, mund ta tundojë atë.

"Është një ndjenjë e mirë dhe e papërshkrueshme të luash për Kombëtaren. Besoj se ndeshja ka shkuar mirë. I kam marrë disa lëvdata dhe jam i kënaqur me mundësinë që më dha trajneri.  Është një ndjenjë e papërshkrueshme. Unë jam i njëjtë, si Kapiten, apo si lojtar i thjeshtë. Djemtë po japin maksimumin.

TIRANA- Individualisht ka shkuar shumë mirë viti i parë. Sa i përket ecurisë si ekip, nuk ka shkuar gjithçka mirë. Kur kam filluar të luaj te Tirana, nuk e kam patur të vështirë të ambjentohem. Mikpritja ka qënë shumë e mirë. Më kanë respektuar dhe kam kaluar mirë.

E ARDHMJA- I kam edhe dy vite kontratë. Largimi jashtë vendit? Deri tani ka vetëm fjalë, le të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë. Po pati diçka konkrete, shpresoj të iki.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga