
Hamburgu ka barazuar me rezultatin 0-0 kundër Mainc. Skuadra e Mërgim Mavrajt tashmë rrezikon sërish mbijetesën, pasi gjendet në vendin e 16-të të klasifikimit, pozicion që i çon në play-out. Në këtë takim, qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj luajti për 90 minuta.
Lojtari kuqezi bëri një paraqitje të mirë, por në minutën e 64-të u ndëshkua me karton të verdhë. Pas kësaj përballje, ekipi i Mërgim Mavrajt duhet patjetër të sigurojë 4 pikë, të paktën për të qëndruar në zonën play-out. Në të kundërt do të zbresë direkt një kategori më poshtë.
Poll