Mbrëmjen e sotme do të rikthehen emocionet e kualifikuesve të Euro 2024. Plot 24 ekipe do të zbresin në fushën e lojës për të luajtur 12 ndeshjet e para. Emrat big nuk mungojnë me Anglinë, Francën, Zvicrën dhe Danimarkën që do të kërkojnë 3 pikët e rradhës.
Në letër i kanë të gjitha të lehta me “Tre Luanët”, “Gjelat” dhe “Helvetët” që luajnë në transfertë ndaj Maltës, Gjibraltarit dhe Andorrës. Danezët nga ana tjetër presin Irlandën e Veriut në shtëpi.
Për shqiptarët ajo që ka më shumë rëndësi është sfida e Kosovës. Dardanët presin Rumaninë në një ndeshje mes rivalëve direkt për vendin e dytë në grup. Djemtë e Giresse duan patjetër fitoren pas 2 barazimeve zhgënjyese me rumunët që janë 4 pikë para pas 2 fitoreve me Bjellorusinë dhe Andorrën.
uefa