Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

''Ndeshje që ka gjithçka brenda'', CANAJ analizon: Tirana është skuadër e konsoliduar sa i përket rezultateve

Shkruar nga NEWSPORT
''Ndeshje që  ka gjithçka brenda'', CANAJ

Supersfida mes Kukësit dhe Tiranës luhet nesër me fillim nga ora 18.00, ndeshje kjo që përcakton shumë sa i përket titullit kampion në Kategorinë Superiore. Atmosfera ka filluar të ''ndizet'' me të dyja palët që janë të bindur në fitoren e skuadrës së tyre.Një mendim dha dhe  trajneri i njohur Agim Canaj, ku nuk la përmendur faktin se Kukësi ka marrë rezultate me kudërshtarë direkt.

"Janë dy skuadra që udhëheqin kampionatin. Kukësi është skuadër më e konsoliduar, Tirana vjen nga një e kaluar jo e mirë. Tirana është më e konsoliduar në rezultate. Kukësi ka marrë rezultate me rivalët direkte. Cilësia e Kukësit është shumë e madhe, janë një kundërshtar shumë i fortë kur punojnë mirë.

Them që do jetë një ndeshje që i ka të tre rezultatet brenda. Kukësi ka lënë më shumë pikë brenda fushës. Edhe gjatë ndeshjeve ka pasur momente të vështira, si me Laçin. Është një skuadër e pjekur. Kukësi ka një profil shumë të mirë të lojës. Është një skuadër që kur goditet, asnjëherë nuk gabon në ndeshjen e radhës", deklaron Canaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga