
Apolonia u mund 1-2 ditën e sotme ndaj Kukësit. Një gol në minutat e fundit nga verilindorët bëri që fierakt të dilnin me humbje nga ky takim. Në fund të ndeshjes për "Supersport", trajneri Artan Mërgjyshi u shpreh:
"Është për të ardhur keq pasi e kishim e vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje. Objektivi jonë është kampionati dhe donim të bënim një ndeshje të mirë. Kjo ishte një ndeshje reklam dhe e treguam në fushë. Kukësi është superior në letër dhe në cilësi e ne e dinim këtë gjë që në fillim. Kishim mundësi ashtu siç bëri edhe Kukësit, por ai gol na djek në fund pasi mund të ndikojë negativisht në psikologjinë e lojtarëve.
E dimë që ndeshja ndaj Lushjnes do të jetë ndryshe pasi ndryshojnë rrethanat. Kukësin e kemi pritur në gjysmëfushën tonë, ndërsa ndaj Lushnjes nuk do të luajmë mbrapa. Do të bëjmë maksimumin për të marrë fitore pasi nuk kemi rrugë tjetër".
Gati për Superligë? "Them që këtu bëhet një punë e mirë dhe 70% e skuadrës është produkt I akademisë e janë pjesë e shpresave të Shqipërisë. Këta janë lojtarë premtues e besoj se në Superligë nuk do të ketë shumë diferenca me skuadrat e tjera.
Gjëja e mirë këtu është se lojtarët kanë kontrata afatgjatë dhe kam marrë konfirmim nga klubi që nuk do të ketë largime përveç atyre që do të shiten. Kishim dy mungesa sot dhe jemi plotësuar me lojtarët nga akademia. Nëse arrijmë në Superligë do të ndërhyjmë në merkato pasi kemi nevojë për lojtarët me eksperiencë që të marrin skuadrën në momente të vështira".