Ekipi i Vllaznisë për femra po tregon një formë të shkëlqyer, teksa këtë radhë ka arritur të fitojë me rezultatin 10-0 në fushën e Maliqit.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 4-0(Esi Lufo; Megi Doci; Matilda Gjergji 2x) .Në të dyten janë shënuar edhe 6 gola të tjerë, ku përmendim 2 golat e Megi Docit. Vlen të përmendet që 2 gola ka shënuar dhe Lufo, ndërkohë që nga një gol kanë realizuar Piranaj dhe Mirolli.
Rezultati mund të ishte akoma më i thellë, por vajzat shkodrane janë ndalur më aq. 7 ndeshje, 21 pikë dhe asnjë gol i pësuar këto janë statistikat befausuese të eipit të Vllaznisë.