Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro ka folur pas ndeshjes së fituar me rezultatin 2-1 ndaj Bylis. Tekniku i verilindorëve ka theksuar se ndeshja ishte me dy fytyra, duke vendosur theksin te loja emirë në pjesën e dytë. Për mikrofonin e “Gol pas Goli” ai ka vlerësuar të tijtë, duke theksuar se pikët e lëna rrugës kanë ndikuar në moralin e grupit.
“Pjesën e parë nuk kemi bërë lojë të mirë, rezultati ishte nga adtësitë individuale e Abazaj. Kemi gabuar në pasime të thjeshta, me Bylis që na krijoi probleme. Pjesën e dytë funksionuan ndryshimet. Me Bylsi ccdo ekip do e këtë të vështirë. “
“Rocën e kam kritikuar shumë, sepse në pozicionin e tij duhet të shënojë më shumë sepse ka pasur raste në takimet e tjera.Shkurtaj është shënuesi më i mirë, duke pasur një mungesë prej disa ndeshjesh. Ai është pikë referimi që shpëërndan pasin dhe mundohet të shënojë. Nuk është në rritmin e duhur. Mesfushorët duhet të bëjnë më shumë për ta nxjerrë te goli.”
A e ka Kukësi stolin e kampionit ?
Sot kisha grupin e plotë, duke pasur alternativa. Në ato momente kur bëra zëvendësimet, u mundova të fus Lulaj sepse Limaj nuk ishte në formë. Lulaj i dha një ndihmë si Musollit dhe Rocës. Në fund pjesa e dytë shkoi mirë, duke e krahasuar me pjesën e parë.
“Në këtë kampionat nuki ka skuadër që të bëjë diferencën. Kundërshtari që kishim përballë ishte i fortë dhe ka bërë rezultate të mira. Presion na japin pikët që këmi lënë rrugës, duke qenë në pozita të tjera sot. Do kishim filluar shkëputjen por kemi gabuar shumë. Mirë për ne është që kanë gabuar dhe kundërshtarët.”