Laçi po luan kundër Dinamos, ndeshje e vlefshme për javën e pestë të Superiores. Kjo sfidë ka startuar prej orës 15:00, ndërsa rezultati vijon të jetë 0-1 në favor të dinamovitëve.
Në këtë takim i pranishëm është edhe Igli Tare. Ish drejtori sportiv i Lazios shfaqet në stadiumin e kurbinasve duke ndjekur nga afër këtë përballje të Kategorisë Superiore.
Siç duket, Tare ka zgjedhur t’i qëndrojë sa më pranë Dinamos, skuadër në të cilën afroi edhe trajnerin Di Biaggio. Pritet me interes të shihet se sa do të përfundojë ndeshja, me Taren që po ndjek nga afër këtë ndeshje të javës së gjashtë.
Poll