Ndeshja e Premier League mes Manchester United dhe Liverpool do luhet të enjte në 13 maj në 21:15. Sfida e programuar për javën që shkoi nuk u zhvillua, pasi tifozët e United pushtuan Old Trafford duke kërkuar që të largoheshin pronarët për shkak të krizës dhe pjesëmarrjes në Superligën e Europës.
Protestat vijuan me orë të tëra, aqsa skuadrat nuk e morën mundimin të dilnin nga hotelet për në stadium pasi ishte e pamundur që sfida të zhvillohej. Tanimë është caktuar data 13 maj që dueli të luhet, me Federatën angleze që ka gjetur këtë datë të lirë për të zhvilluar një nga ndeshjet ikonë të futbollit në ishull.