Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Ndeshja në Europë me Prishtinën, Myrto Uzuni: Nuk festoj nëse shënoj, e ardhmja...

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja në Europë me Prishtinën, Myrto Uzuni: Nuk festoj

Prishtina luan në 6 korrik me Ferencvaros në Hungari, me sfidën që vlen për turin e parë kualifikues në Champions League. Përballë skuadrës shqiptare do jetë edhe Myrto Uzuni, një ndër lojtarët më të mirë të hungarezëve. Në një bisedë për zëri.info në Kosovë, Uzuni ka folur për të ardhmen, teksa premton se nuk do festojë nëse shënon kundër Prishtinës.

"Ndihem shumë mirë pasi për mua është hera e parë që do të përballem me një skuadër shqiptare. Do të jetë një ndeshje me emocione për mua. Për Prishtinën kam njohuri, pasi ka futbollistë ndaj të cilëve kam luajtur në Shqipëri.

Ne jemi ekip serioz. I vlerësojmë ndeshjet. Mbetet për t'u parë në fushë. Familjarët në stadium? Patjetër, shumë familjarë të mi do të jenë në stadium në atë ndeshje.

Festa pas golit? Mendoj se nuk do festoj, pasi është skuadër shqiptare. Jam shumë i lumtur në Ferencvaros. Kam bërë vitin më të mirë të karrierës time. A do largohem? Ndihem shumë i lumtur këtu", tha Uzuni.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga