Mesi i tabelës është shumë pak për një klub të madh si Teuta. Deri tani, Durrsakët kanë zhvilluar një sezon me ulje-ngritje. Ajo që bie në sy është vështirësia që has ekipi në ndeshjet e zhvilluara në transfertë. Vetëm 2 fitore jashtë në 11 muaj janë më të vërtetë një ”këmbanë alarmi” te Teuta, së gjërat nuk janë ashtu sic duken.
Asnjë fitore këtë sezon për Teutën në transferrtë. Ndeshja e radhës për ekipin e drejtuar nga Bledi Shkëmbi është pikërisht jasht fushe, ndaj Vllaznisë. Trajneri shpreson se gjërat do ndryshojnë, pasi nësë vazhdohet kështu , i gjithë sezoni mund të shkojë dëm. Teuta ka një ”tabu” për të thyer, atë të mungesës së fitores jashtë fushe.