
Danimarka luan nesër në 21:00 me Anglinë në Wembley. Gjysmëfinalja e Europianit 2020 do tregojë edhe skuadrën finaliste të 11 korrikut, me trajnerin danez që ka folur para duelit.
Kasper Hjulmand ka treguar se gjatë këtyre tre javëve ka kaluar shumë emocione, ndërsa ekipi u përball me gjendjen e rëndë që Eriksen kaloi në fushë, qysh në ditën e dytë të këtij Europiani.
"Gjatë këtyre tre javëve të fundit kam përjetuar më shumë emocione sesa përgjatë gjithë jetës time. Ka qenë me të vërtet të çmendura. Ne u përballëm me vdekjen në një mënyrë në një mënyrë që kurrë nuk e kisha menduar dhe imagjinuar. Ne për pak sa nuk humbëm lojtarin tonë më të mirë, shokun tonë më të mirë, zemrën e skuadrës.
Situata që përjetuam me Christian Eriksen na dha forcë për të vazhduar përpara me më shumë besim dhe për fatin tonë të mirë në 3 ndeshjet e fundit kemi zhvilluar një futboll fantastik që na ka sjellë këtu ku jemi. Unë jam shumë i lumtur për mbështetjen dhe dashurinë që na përcjellë populli danez dhe për këtë duam t'ua shpërblejmë.
Tani vëmendja jonë shkon te sfida ndaj Anglisë në të cilën do të kërkojmë të marrim maksimumin edhe pse objektivin tonë kryesor në këtë Europian e kemi arritur", tha trajneri i Danimarkës.