
Ndeshja e prapambetur e Serie A për javën e tretë mes Juventusit dhe Napolit pritet të luhet në 17 mars. Eleminimi i napoletanëve dje nga Europa League ka bërë që sfida të zhvendoset më herët. Mediet në Itali bëjnë me dije se dueli do të zhvillohet në 17 mars në orën 17:45 në Allianz Stadium.
Kujtojmë se dueli ishte programuar për në 4 tetor 2020, me Napolin që nuk udhëtoi drejt Torinos prej masave anti-Covid. Federata I dha fitoren 3-0 Juventusit për mospjesëmarrjen e kundërshtarëve, me këta të fundit që e apeluan. Më pas ndeshja u vendos të luhej nga Komisioni i Apelit, me 17 marsin që shihet si data e duhur.
Poll