Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ndeshja e Champions, Hitzfeld këshilla Lazios: Kur Bayern bën llogari, nuk gabojnë

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja e Champions, Hitzfeld këshilla Lazios: Kur Bayern bën llogari,

Ottmar Hitzfeld ka këshilluar Lazion që të ketë kujdes nga Bayern Munich. Palët ndeshen sot në Olimpico në 21:00, në kuadër të 1/8 të Ligës së Kampioneve. Ish-trajneri kampion Europe me bavarezët në vitin 2001, ka treguar për mediet në Itali se kur gjermanët i vënë detyra vetes dhe bëjnë llogari në fushë, është e vështirë t'I ndalësh.

Dje, trajneri i Lazios Simone Inzaghi tregoi se është në kulmin e pesë viteve punë me klubin nga kryeqyteti. "Bavarezët janë të parët në Bundesligë. Ata nuk kanë humbur në Ligën e Kampioneve prej vitesh. Kur ata bëjnë llogari, është e vështirë që të gabojnë.

Immobile dhe Lewandowski? Ata janë dy sulmues të shkëlqyer, të plotësuar dhe të uritur. Janë dy luftëtarë të vërtetë dhe mendojnë më shumë për ekipin se për veten. Mungesat do peshojnë në këtë ndeshje", tha trajneri. Për Bayern Munich janë jashtë Pavard, Muller, Gnabry, Tolisso.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga