Ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare, ish-presidenti i FIFA-s, Jose Havelanzh. Ish-vaterpolisti brazilian e ka mbajtur këtë post për plot 24 vjet. Havelanzh u përzgjodh në krye të FIFA-s në vitin 1974.
Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, gazetari Lirim Zalla ka bërë me dije edhe lajmin e ndarjes nga jeta e ish-presidentit, ndërsa ka postuar një foto të shkrepur në 1994 me ish-kreun e FIFA-s. Gazetari Zalla shpreh ngushëllimet e tij për ish kreun e futbollit Botëror.
Postimi i gazetarit Lirim Zalla në profilin e tij në “Facebook” ku lajmëron për ndarjen nga jeta të ish-kreut të FIFA-s.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.