Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nderohet Sulejman Demollari, zhvillohet Kupa në emrin e tij

Shkruar nga NEWSPORT

Sulejman Demollari është një nga ikonat e futbollit shqiptar, pasi e ka promovuar në mënyrën më të mirë futbollin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Shkëlqeu në filim tek Dinamo e Tiranës, ndërsa më pas në Rumani me Dinamo Bukureshtin vazhdon performancat e shkëlqyera duke u shpallur edhe lojtari më i mirë i huaj.

Së fundmi në qytetin e Rubikut është zhvilluar një mini kampionat i quajtur Kupa "Sulejman Demollari" me tre ekipe të rinjsh. Në aktivitetin e zhvilluar kanë marrë pjesë dy akademi nga kryeqyteti, konkretisht "Arena" dhe "Vasillaq Zëri" gjithashtu edhe ekipi vendas "Mirdita". Pas ndeshjeve të zhvilluara ekipi vendas është shpallur edhe fituese e garës, të cilës i janë dorëzuar medaljet dhe Kupa.

Lajmin për aktivitetin e zhvilluar në Rubik e ka ndarë me miqtë e tij në Facebook, gazetari i njohur sportiv Dëfrim Methasani.

"Rubiku nderoi sot, njërin prej futbollistëve më të mëdhenj që ka nxjerrë Dinamo dhe futbolli shqiptar, Sulejman Demollari. Ky lojtar është shpallur në Rumani, futbollisti i huaj më i mirë në gjithë kohrat. Një turne i moshave kishte emrin e tij, protagonistë të së cilit ishin dy akademi nga kryeqyteti, "Arena" dhe "Vasillaq Zëri" dhe ekipi vendas Mirdita. Kjo e fundit fitoi me meritë kupën dhe medaljet e dhuratat përkatëse, mundësuar nga miku i madh i futbollit dhe Rubikut, Hasan Cakoni. Falenderim meritojnë edhe bashkia Mirditë, Njësia Administrative Rubik me kryetare Flora Jushin, por dhe djemtë pasionantë aty, si Mark Kola, Viktor Pepa, Preng Kacaci, Gjovalin Perlesi, Besjan Pepkolaj, Marjani, Titi, Nardi, etj. Pas Panos, Skënder Halilit dhe Rrakllit, Demollari është një tjetër personaliet i futbollit që merr nderimin e mirditorëve", shkruan Dëfrim Methasani në profilin e tij të Facebook.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga