Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ndarja nga jeta e Miroslav Çiro Blazeviq, reagon PRISHTINA: Emri i tij në historinë e klubit, ishte shpëtimtari ynë!

Shkruar nga NEWSPORT
Ndarja nga jeta e Miroslav Çiro Blazeviq, reagon PRISHTINA: Emri i tij

Mëngjesin e ditës së sotme u raportua për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të njohur korat, Miroslav Blazeviq. Ish-timonieri i njohur në karrierën e tij ka drejtuar edhe skuadrën e Prishtinës në vitin 1984-1985, duke siguruar qëndrimin në elitë.

Për këtë humbje të madhe për futbollit ka reaguar edhe Prishtina, ku ndër rreshta shpreh ngushëllime për familjarët, ndërsa thekson se emri i tij është shkruar me gërma të arta në historinë e klubit.

 “Trajneri i mirënjohur kroat, Miroslav Blazheviq ka ndërruar jetë të martën.

Blazheviq i njohur si Çiro ka qenë trajner i Prishtinës në vitet 1984/85 në ish-ligën federative të ish-Jugosllavisë.

Ai erdhi te Prishtina si shpëtimtar dhe si i tillë u largua derisa e drejtoi gjeneratën e artë të Prishtinës.

Blazheviq e drejtoi me shumë pasion e dashuri Prishtinën në vitet e vështira të popullit tonë nën okupim, duke u dhënë zemër e bashkuar të gjithë shqiptarët përreth klubit dhe stadiumit të qytetit.

Emri i tij tashmë është shkruar më shkronja të arta në klubin tonë.

Blazheviq në karrierën e tij ka drejtuar me shumë sukses edhe Kombëtaren e Kroacisë në Kupën e Botës në vitin 1998 ku e zuri vendin e tretë.

Në vitin 1982, Blazheviq i solli Dinamos titullin e kampionit të Jugosllavisë pas 24 vitesh pritje.

Si trajner ka punuar edhe në Zvicër, Francë, Greqi, Slloveni, Bosnjë Hercegovinë, Kinë e Iran.

Bllazheviq ishte i diagnostifikuar me kancer në prostatë në vitin 2011.

Ai vdiq dy ditë para ditëlindjes së tij të 88-të.

Me respekt, FC Prishtina!”, ka shkruar Prishtina.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga