Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani, Armand DUKA me mesazh ngushëllimi: Trishtim i madh

Shkruar nga NEWSPORT

Ish- Presidenti Bujar Nishani ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 56- vjeçare. Nishani ishte në gjendje të rëndë shëndetësore duke u trajtuar për pneumoni bilaterale post Covid dhe vdiq në Gjermani, ku po ndodhej për trajtim më të specializuar.

Për ndarjen nga jeta të tij janë shprehur shumë personalitete të politikës dhe jo vetëm. Presidenti i FShF-së Armand Duka ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale për lajmin e hidhur. Duka kujton kohën kur Nishani mbante postin e Presidentit të Shqipërisë(2012-2017), që përkonte me suksesin e madh të Kombëtares shqiptare në Euro 2016.

"Të dashur miq,
U trishtova shumë kur mësova pak minuta më parë se miku im, Presidenti Nishani, është ndarë nga jeta. Bujar Nishanin do ta kujtoj gjithmonë si një burrë të urtë e të mencur, një dashamirës futbolli dhe tifoz i madh i Kombëtares.
Nuk mund ti harroj momentet e bukura që kaluam sëbashku në EURO 2016 ku nuk mungoi asnjë moment në mbështetje të kuqezinjve.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Presidentit Nishani dhe miqve të tij të shumtë.
Lamtumirë President Nishani!"

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga