Ndarja parakohe nga jeta e Seit Hysenit ka tronditur mbarë opinionin sportiv në vend. Ish-lojtari i Tiranës ndërroi jetë ditën e sotme duke lënë pas historinë në futbollin shqiptar. Klubi bardheblu ka ngushëlluar familjarët e ish kapitenit përmes një mesazhi në kanalin zyrtar.
Kampionët e Shqipërisë i shprehin ngushëllimet të ndjerit teksa shkruajnë: "Klubi i Futbollit Tirana shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Seit Hyseni. Klubi i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe shpreh nderimet për figurën e ish kapitenit të Tiranës në vitet 70' 80''.

Poll