Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ndalet RNK Split-i, Elis Bakaj "ngre peshë" tifozerinë kroate

Shkruar nga NEWSPORT
Ndalet RNK Split-i, Elis Bakaj "ngre peshë" tifozerinë

U transferua në këtë merkato verore në Kroaci, por ai tashmë është bërë "benjamini" i tifozëve të RNK Splitit. Skuadra e Elis Bakajt u ndesh me Cibalia, ku barazoi me rezultatin 2-2. Protagonisti i takimit ka qenë pikërisht ish-sulmuesi i Tiranës, i cili arriti të shënojë në minutën e 31 dhe gjashtë minuta më vonë dha një asis për golin e dytë, ku shënoi Jurendic. Me këtë rezultat u mbyll fraksioni i parë i ndeshjes.

Kur u mendua që ndeshja do të fliste për vendasit, vjen dhe e papritura. Në pjesën e dytë ekipi i Cibalia-s arriti të shënojë dy gola, përkatësisht në minutat 68 dhe 88, duke vulosur rezultatin e takimit në 2-2.

Në lojë ishte edhe mbrojtësi tjetër shqiptar, Amir Rrahmani, i cili u aktivizua për 90 minuta.

Megjithatë duhet theksuar që gjatë gjithë 90 minutave Bakaj ishte një rrezik i vazhdueshëm për mbrojtjen e ekipit mik. Me këtë barazim RNK Split ka arritur të koleksionojë tre pikë në pesë ndeshje të luajtura.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga