
Egzon Belica është një nga lojtarët më të mirë dhe më me shumë eksperiencë te Partizani. Në një prononcim për “RTSH Sport”, qendërmbrojtësi beson te puna e trajnerit Sormani dhe nuk e diskutojnë që në fund do të arrijnë të kapin Europën. Për të kuqtë 10 ndeshjet e mbetura do të jenë si një finale
“Me ato ditë që kemi në dispozicion do të bëjmë më të mirë edhe pse nuk kemi shumë kohë. Besoj se jemi gati të rifillojmë kampionatin deri diku. Në momentin që u ndërpre kampionati ishim në një fazë jo të mirë, por besoj se na bëri mirë kjo ndalesë edhe pse ishte disi e gjatë, por jemi më të qetë tani.
Ne duhej të bënim një kampionat më të mirë duke qenë se jemi kampion, por nuk kemi çfarë të bëjmë duhet të pranojmë këtë që është dhe të bëjmë maksimumin në ndeshjet e mbetura”.
Kupat e Europës? “Partizani ka mundësi për të kapur Europën dhe do të luajmë 10 finale e besoj se do t’i arrijmë qëllimit. Stafi teknik është shumë i mirë e puntorë dhe vendos klub për ata e për lojtarët, por për ne nuk përbën problem që të vazhdojmë punën me trajnerin Sormani”.