Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Napoli "mesazh" Hysajt për rinovim, drejtori i klubit flet hapur: Nuk është moment i lehtë, ne duam që të firmosim kontratën e re

Shkruar nga NEWSPORT
Napoli "mesazh" Hysajt për rinovim, drejtori i klubit flet hapur:

E ardhmja e Elseid Hysajt te Napoli është ende në dyshim. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka një kontratë deri në fund të sezonit e deri më tani nuk ka ende asgjë të re lidhur me rinovimin. Si lojtari ashtu edhe klubi duan që të vazhdojnë së bashku, por termat ekonomike nuk përputhen pasi Hysaj kërkon më shumë se çfarë ofron Napoli.

Lidhur me rinovimin e kontratës së Hysajt ka folur edhe drejtori i skuadrës napoletane, Cristiano Giuntoli. Në një intervistë për "Radio Kiss Kiss", ai është shprehur se duan të rinovojnë kontratën me Hysajn edhe pse momenti nuk është i mirë duke parë mungesën e të ardhurave prej pandemisë së Covid-19.

Ne duam të rinovojmë kontratat e Hysaj dhe Maksimovic. Ata kanë qenë me ne për vite me radhë, si ata edhe ne jemi të lumtur që i kemi në skuadër. Duhet të gjendet një marrëveshje ekonomike dhe ne po përpiqemi që t'u shpjegojmë se momenti nuk është i lehtë. Do të shohim si do të dalë", u shpreh Giuntoli .

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga