Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

NAPOLI ia del në Europë dhe jo në Itali, HYSAJ merr "notën" pas triumfit me vlera

Shkruar nga NEWSPORT
NAPOLI ia del në Europë dhe jo në Itali, HYSAJ merr

Napoli siguroi një fitore komode drejt kualifikimit në fazën çerekfinale të Europa League duke thyer në shtëpi Salzburgun me rezultatin 3-0 falë golave të Milik, Ruiz dhe autogolit të Onguenes.

"Legjionari" Elseid Hysaj u aktivizua për 90 minuta të plota. Media italiane e njohur për futbollin "Calcio Mercato" e vlerësoi me notën 7 paraqitjen e sotme në skenën europiane të titullarit të kombëtares sonë.
"Pati një pjesë të parë të qetë, por e rriti nivelin e lojës në pjesën e dytë. Përgjithësisht nuk pati punë në detyrat mbrojtëse".

24-vjeçari duket se ka fituar besimin e teknikut të tij Carlo Ancelotti pasi ka ndihmuar jo pak në ecurinë pozitive në pjesën e dytë të sezonit me "të kaltërit". Ai kaloi një periudhë turbulluese në gatu 7 muajt e fundit teksa u sulmua ashpër për paraqitjet e dobëta në fushë me Napolin dhe zërat se donte të largohej nga Italia drejt Chelseat, ku do të gjente mentorin e tij Maurizio Sarri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga