Elseid Hysaj është kthyer në 24 orët e mëparshme pranë skuadrës së Napolit, ndërsa ka bërë bujë përmediat vendase, pasi menaxheri i tij kishte deklaruar se do të rikthehej në rast se do të arrihej akordi për rritje page.
Hysaj tashmë nuk është në qendër të vëmendjes vetëm për pagesën që do të marrë te Napoli për sezonin e ri, por shërben edhe për imazh klubi. Me anë të një postimi në “instagram” faqja zyrtare e Napolit ka treguar për situatën e Hysajt, duke reklamuar edhe punën që trajnerët po bëjnë me të.