Fidan Aliti është një nga mungesat kryesore të Skënderbeut në ndeshjen e sotme ndaj Partizanit. Në një prononcim për “SuperSport” në prag të ndeshjes mbrojtësi i kombëtares kosovare ka folur për sfidën e sotme duke u shprehur se ngërçi i Skënderbeut ka kaluar dhe korçarët janë në rrugën e duhur.
“Ndihem shumë keq që nuk jam në fushë për këtë sfidë.. Kur shikon një atmosferë të tillë është edhe më veshtirë që mos të luash. Kam besim te skuadra që do të marri një rezultat pozitiv. Kemi analizuar situatën në ekipë bashkë me trajnerin, kemi folur për çdo aspekt, nuk kemi qenë dakort për rezultatet e fazës së dytë, por jemi në rrugën e duhur këtë e tregojnë rezultatet pozitive. Besoj se problemi më i madh për ne është në kokë tonë. Kundërshtari më i fortë për ne është vetja jonë, pasi kemi mundur të gjitha skuadrat pretednete, nuk ka skuadër me të fortë se ne në Shqipëri”.