
Leo Messi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës që Barcelona do luajë në shtëpi përballë Valencias. Lojtari, në një intervistë të dhënë për mediat është shprehur se ende nuk është gati, por nuk dëshiron të nxitohet, për faktin se do zbresë në fushën e lojës atëherë kur të ndihet plotësisht i rikuperuar.
"Jam i qetë dhe do të luaj në momentin që do të ndihem i sigurt se nuk do të kem më probleme", ka thënë sulmuesi.
Messi është në dyshim edhe për ndeshjen e parë të Champions League, që katalanasit do të luajnë përballë Borussia Dortmund.
Poll