Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mungesa e Bashës në formacion dhe fitorja ndaj Vllaznisë, Longo i kënaqur: Kemi mundësi të shënojmë 4-5 gola, Lulaj qendëmbrojtësi më i mirë i Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesa e Bashës në formacion dhe fitorja ndaj Vllaznisë, Longo i

Kukësi arriti të rikthehej te fitorja duke mundur 2-0 Vllazninë në "Arena Egnatia". Ndeshje u vendos nga dy supergola të shënuar nga Sh. Taipi dhe Ndrenca që i shkaktuan kështu skuadrësë shkodrane humbjen e parë në kampionat. Në fund të ndeshjes për "Gol pas Goli", trajneri i Kukësit, Diego Longo u shpreh:

"Vllaznia është një skuadër e mirë, pak ditë më parë shënuan 6 gola ndaj Dinamos. E dinim që për të fituar këtë ndeshje duhet të bënim një ndeshje të mirë dhe kemi shënuar dy gola edhe Vllaznia bëri një ndeshje të mirë, por ne arritëm të fitonim

Te Kukësi i gjithë ekipi merr pjesë në fazën sulmuese. Gjelbërim Taipi punoi shumë për të arritur në metrat e fundit të fushës dhe kjo fitore është shërblimi për sakrificën që ata bëjnë në stërvitje".

Ndeshja e pa pësuar gol? "Jam i gëzuar, por edhe në ndeshjet e kaluara kemi patur balancat. Kur ke lojtarë të rinj dhe trajner të ri duhet kohë për t'u përshtatur. Tani duhet të shënojmë më shumë, i kemi mundësitë për të shënuar 4-5 gola dhe duhet të shënojmë. Basa? E kishim përgatitur këtë ndeshje në këtë mënyrë, Basa është një lojtar fantastik, por doja të provoja diçka ndryshe. Kjo është arsyeja pse e nisëm kështu dhe nuk dua të tregoj më shumë".

Mbrojtja? "Mënyra sesi luajmë nuk varet vetëm nga qendra e mbrojtja. Për mua Lulaj është qendër mrbrojtësi më i mirë i kampionatit, ndërsa Bytyçi ka një ardhme të madhe përpara dhe do të jetë në Kombëtaren U21. Është normale kur tenton të sulmosh mund edhe të pësosh. Duhet të jemi të gjithë një skuadër dhe sot ishim skuadër e për këtë arsye fituam.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga