
Juventusi do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës ndaj Leçes. Bardhezinjtë janë shkëputur 4 pikë nga Lazio e vendit të dytë e tani marshojnë të qetë drejt titullit kampion.
Për këtë takim trajneri Sarri do të ketë disa mungesa për shkak kartonash dhe dëmtimesh e për këtë arsye ka kthyer sytë Juventus U-23. Tekniku bardhezi do të grumbullojë sërish Giacomo Vrionin, Oliveri, Zanimaçhia e Muratore që do të jenë në pankinë për këtë takim.
Nuk përjashtohet mundësi që sulmuesi I Kombëtares shqiptare të ketë disa minuta në këtë takim nëse ndeshja shkon siç duhet. Mund të jetë një mundësi e artë për Vrionin që të bëjë debutimin në Serie A me një klub të madh siç është Juventusi.
Poll