
Barcelona mposhti mëngjesin e sotëm 0-1 Real Madrid në miqësoren që u luajt në Las Vegas. Një gol fantastik i Raphinha në të 27 minutë vendosi 90 minutat, me stadiumin “Allegiant” që ishte i tejmbushur.
Pas ndeshjes, trajneri i Barçës Xavi Hernandez ka folur për mediet. Ai është shprehur i lumtur për formën e të tijve, duke thënë se iu pëlqen t’i mposhtin.
“Jemi ndjerë mirë. Gjëja më pak e rëndësishme është fitorja, por ne katalanasve na pëlqen ta mposhtim Real Madridin. Pjesa e parë ishte e shkëlqyer, e dyta më pak e mirë. Skuadra duket e mirë fizikisht.
Pashë një Barcelonë të mirë, por ne duhet të jemi më të frikshëm në zonë. Ne ishim më të mirë se Real Madridi.Jam i kënaqur, përtej rezultatit. Arrita ta shijoj edhe në stol. Ne po krijojmë një sasi të madhe loje dhe lumturie mes katalanasve. Për ne është një fitore e rëndësishme”, tha Xavi.