Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Mund të qendroj këtu edhe një vit", Sherif Kallaku nuk nxitohet për të ardhmen: E shikoj Teutën në finale, duam një trofe për 100-vjetor

Shkruar nga NEWSPORT
"Mund të qendroj këtu edhe një vit", Sherif Kallaku nuk

Sfida e parë gjysmëfinaliste mes Kukësit dhe Teutës u mbyll në barazim 0-0. Një nga lojtarët më të mirë të kësaj ndeshje ishte mesfushori Sherif Kallaku. Në fund të ndeshjes për "Supersport", mesfushori I talentuar u shpreh:

"Duam t'I japim një trofe tifozëve në këtë 100-vjetor. Duhet të kishim shënuar një gol në këtë ndeshje për të qenë më të sigurt në ndeshjen e radhës. Kemi vazhduar stërvitjen gjatë pandemisë dhe jemi mirë fizikisht. Nuk kemi presion dhe skuadra po luan mirë e besoj se do të kemi rezultate të mira".

E ardhmja? "Nuk e kam marrë vendimin akoma për të ardhmen. Fillimisht kam për të arritur një objektiv për të marrë një trofe me Teutën e tani jam I përqendruar te këto ndeshje pasi unë e shikoj skuadrën në finale. Mund të rrij edhe një vit këtu nuk I dihet, por unë jam I përqendruar te skuadra dhe sezoni aktual.

Dëshira ime është ta mbyll me trofe pasi është një vlerë më e madhe. Dëshira ime është që të luaj në një kampionat më të fortë për të bërë një karrierë sa më të pasur dhe të mirë pasi punoj shumë për këtë gjë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga