Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Mund të mbyllnim ndeshjen në pjesën e parë", NDREU s'kursen të tijtë: Në fushë kishim 2 piktorë

Shkruar nga NEWSPORT
"Mund të mbyllnim ndeshjen në pjesën e parë",

Tirana ka fituar 2-1 ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së 14-të për Kategorinë Superiore ka parë bardheblutë me dy tablo, teksa në pjesën e parë ka qenë Kastrioti që ka gjetur rrjetën me Dejvid në minutën e 21. Pas vetëm 14 minutash dhe konkretisht në të 35, Batha do vendoste ekuilibrat.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim, teksa miqtë kanë pasur disa raste të arta shënimi, me Bekaj dhe fatin që kanë folur për Tiranën. Pjesa e dytë do shihte vendasit më mirë të vendosur në fushë. Ka qenë Muçi që vetëm gjashtë minuta nga nisja e pjesës së dytë ka kaluar në avantazh Tiranën, teksa ndeshja nuk ka dhuruar më shumë gola.

Në lojë për Tiranën ka debutuar dhe afrimi i janarit, Taulant Seferi. Me këtë tri pikësh, Tirana shkon në kuotën e 20 pikëve për vendin e pestë. Krutanët qëndrojnë një vend më poshtë në kuotën e 17 pikëve,

Pas ndeshjes për Gol pas Goli foli trajneri I Kastriotit, Ramazan Ndreu:

"Keqardhje? Të them të drejtën siç erdhi loja nuk meritonim të humbisnim sot. Aq raste sa krijuam sot është e vështirë të krijohen. Ishte Mehmeti, Rezi që mund të mbyllnim ndeshjen në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë nuk bëmë shumë. Na duhen lojtarë të tjerë sepse këta që kemi në dispozicion nuk janë në ritmin e duhur. Kishim dy piktorë në fushë, duhet çdo ndërhyrje agresive në fushë. I ka rënë fati që me mungesat që kemi të luajnë dhe ata. Presim të na kthehen lojtarët.

Është e vështirë për të marrë lojtarë. Kemi hyrë në bisedime por nuk kam shpresa te merkato sepse nuk I lëshojnë lojtarët e mirë. Kam besim te lojtarët që na kthehen nga dëmtimi.

Cili ishte piktori? Pjesën e  parë ishte piktor Henry, shëtiste në fushë. Është I justifikuar sepse kishte dëmtim. Duhet ta kuptojë që ndryshe të kthehet në pozicion, ndryshe të mbrojë. Tirana është ajo që dihet, nuk të fal. Edhe në analizë kam thënë se kemi përballë një ekip me nivel.

Rezi që humbi rastin 5 metra para porte? Rastet humben. Ka qenë I dëmtuar për pesë javë. Ka sakrifikuar. Në gjithë stërvitjen duhet vlerësim dhe mund për golin", tha Ndreu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga