
Ernest Muçi u prezantua te ekipi i Legias së Varshavës (kontratë 4 vite e gjysmë). Në intervistën e parë si lojtar i polakëve, ai shprehet i lumtur që është pjesë e të bardhëve. Ai zbulon se gjithçka nisi para vitit të ri, teksa menaxheri i tha se Legia është e interesuar. Numri i preferuar? 19 vjeçari preferon numrin 10-të.
Kur e morët vesh se Legia është e interesuar?
Menaxheri më tha se Legia është e interesuar para vitit të ri. Unë isha shumë i lumtur. Fola me Klubin. Ky ekip është një mundësi e mirë për mua. Negociatat u kryen me sukses dhe unë jam këtu. Është një ëndërr për mua.
Kërkuat informacione për ekipin?
Po, kërkova për ekipin dhe për qytetin. Çdo gjë është perfekte. Dua të shijoj lojën e luajtur. Jam shumë i lumtur.Unë jam gati për t'u stërvitur.
Pozicioni i prefuar?
E di që Legia përdor formacione të ndryshme. Më pëlqen të luaj si sulmues krahu. Si numër 10-sh më pëlqen shumë. Do mundohem të jap 100% për ekipin në të cilin po luaj. E rëndësishme për mua është të bëj mirë dhe të rritem si lojtar. Kjo është një mundësi e madhe për mua. Dua të ndihmoj ekipin dhe të shënoj sa më shumë. Kjo është e gjitha.
Çfarë objektivash keni me Legian?
Përveç fitores së titullit kampion, kupës dhe golave, gjëja më e rëndësishme është të kënaqem dhe te rritem si lojtar dhe të përshtatem me ekipin