Ernest Muçi ka fillaur stërvitjen me Legian e Varshavës. Sulmuesi i talentuar luajti dje në përballjen që zhvilloi ekipi i parë me skuadrën e stolit. Ai shënoi gol në minutën e 48-të, teksa mund të shënonte edhe të dytin, por fati nuk ishte me të pasi goditi shtyllën. Ndeshja u mbyll 3-0 në favor të ekipit startues. Paraqitja e lojtarit të lindur në Tiranë ishte pozitive, teksa një sy ishte edhe nga blerjet e tjera si Yaxhiboyev dhe Rusyn.
Muçi synon të përshtatet me ekipin e ri, çka do dojë edhe kohë. Menjëherë pas kësaj, 19 vjeçari do kërkojë të lërë gjurmë në futbollin polak.Legia e Varshavës renditet në vendin e parë me 36 pikë. Ndeshja e rradhës ëshët ndaj Gornik në kampionat, e programuar të luhet me datën 27 shkurt.Polakët njihen si një ekip që vlerëson maksimalisht talentet dhe merr më të mirën prej tyre. Drejtuesit janë të sigurtë se me afrimin e Muçit, kanë bërë një goditje të rëndësishme.