Gazetari I njohur sportiv, Xhevdet Zekaj ka njoftuar se ka mposhtur Covid-19. Prej ditësh ai ishte I prekur nga Coronavirusi, ndërsa lajmin e mirë e ka dhënë nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale.
Zekaj qëndronte në karantinë, ndërsa pas tamponit të dytë ka rezultuar negative, duke ia dalë ndaj virusit që ka gjunjëzuar botën. Gazetari I njohur ka falenderuar personat që I janë gjendur pranë, ndërsa nuk është kursyer ndaj Partizanit, që siç e quan ai është një familje e madhe. Falenderime edhe për emra të përveçëm, ndërsa uron të kuqtë për Ilir Dajën edhe pse Partizani ende nuk ka zyrtarizuar në stol trajnerin kryeqytatas.
“Së fundmi shkruaj për lajm të madh, seioz dhe pozitiv. Jam mirë, jam I shëruar. Faleminderit familjes dhe motrës sime. Faleminderit familjes sonë të madhe Partizanit dhe presidentit Demi. Ja dola. Urime për Ilir Dajën. PMTP”, shkruan Zekaj.
Reagimi I plotë: