Mason Greenwood ka zhvilluar bisedime të gjëra me zyrtarët e Manchester United, sipas mediave britanike, në të cilat lojtari ka theksuar dëshirën e tij për t'u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur dhe ka theksuar angazhimin e tij për të mbetur në Old Trafford, ku ai është nën kontratë deri në vitin 2025.
Klubi ia ka bërë ne dije se një rikthim i tij këtë edicion nuk do ndodhë, me mundësi që një gjë e tillë të ndodhë me fillim të para sezonit për edicionin e ardhshëm. Zyrtarë të klubit mendojnë se sulmuesit duhet t'i ipet një shanc, teksa skeptik tregohen sponzorët si shkak i ndikimit në reputacionin e klubit.
Mason Greenwood ka vazhduar të marrë pagat e tij prej 80 mijë eurosh në javë që kur u pezullua dhe vlera e mbetur e kontratës së tij kuptohet të jetë rreth 9 milionë euro, të cilat Manchester United mund të duhet t'i paguajë nëse zgjedhin ta largojnë nga skuadra në fund të sezonit.