
“Kur luhet Juventus-Inter, polemikat nuk mungojnë. Juventusi shënoi dhe fitoi. Lojtari i më i mirë në fushë për Interin ishte Handanoviç. Nuk e di çfarë kërkojnë?
Qaravitjet janë gjithmonë të njëjta dhe kjo bezdis ata që e shohin futbollin në një mënyrë të caktuar.
Më kujtohet një ndeshje e vitit 2005, e cila përfundoi 2-2. Unë kisha ndjesinë se diçka nuk shkonte siç duhej, pastaj lexova përgjimet dhe dyshimet e mia u konfirmuan.
Dizenjatori i gjyqtarëve, Bergamo i kishte telefonuar gjyqtarit Rodomonti për të favorizuar Interin.
Ose më saktësisht, i kishte kërkuar që të favorizonte, skuadrën që ndiqte në renditje. Dhe ishte Interi skuadra që ndiqte", tha Moxhi për “TMR”
Poll