
Është mbyllur ditën e sotme java e 22-të e Kategorisë Superiore. Teuta mposhti Vllazninë kryesues 1-0, Kukësi u mund 1-2 nga Laçi, ndërsa Partizani barazoi 1-1 ndaj Apolonisë në Fier. Fitore të rëndësishme mori edhe Tirana duke mposhtur Bylisin pastër 2-0, por edhe Kastrioti 0-1 ndaj Skënderbeut në transfertë. Në këto ndeshje nuk munguan as gabimet e gjyqtarëve që kanë krijuar jo pak polemika.
Në sfidën Kukësi-Laçi 1-2, goli i dytë u shënua nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 72-të, Xhixha pengohet nga Dragoshi pas një kontakti të lehtë dhe gjyqtari Klajdi Kola akordin 11-m. Nga pamjet shihet qartë që kontakti nuk është në limitet e penalltisë dhe kjo ka revoltuar tej mase Kukësin që pas ndeshjes ka shpërthyer në akuza ndaj arbitrit Kola.
Por në këtë ndeshje mungon gjithashtu një penallti në favor të Laçit pak minuta më para se të akordohej penallti e kthyer në gol nga Lushkja. Në minutën e 67-të, Kurdic ndërhyn keq ndaj Markut duke mos prekur topin për direkt këmbët e lojtarit të Laçit dhe në këto momente duhej akorduar penallti për kurbinasit.
Rast tjetër për moviol ka edhe në ndeshjen Apolonia-Partizani e mbyllur në barazim 1-1. Ishte Çinari që shënoi golin që do të ishte i dyti për Partizanin në minutën e 97-të, por gjyqtari anësor duke e anulluar për pozicion jashtë lojë. Nga pamjet duket qartë që Çinari është në pozicion të rregullt dhe topi kaloi vijën fatale e duhet të akordohej gol për të kuqtë.