
Marash Kumbulla do të luajë titullar në ndeshjen e sotme ndaj Genoa. Mbrojtësi shqiptar i Romës u largua nga fusha i dëmtuar në sfidën ndaj Anglisë pak ditë më parë, por tani e ka lënë pas dëmtimin dhe është rikuperuar plotësisht.
Mediat italiane bëjnë me dije se Kumbulla është graduar si titullar në sfidën e sotme dhe trajneri Mourinho i ka dhënë një tjetër shans mbrojtësit kuqezi. Pas kritikave në sfidën ndaj Bodo Glimt, portugezi është bindur nga Kumbulla dhe ka vendosur ta hedhë në fushë duke parë që nuk ka shumë alternativa në mbrojtje.
Poll