
Jose Mourinho është trajneri i skuadrës së Romës. Portugezi ka firmosur një kontratë me kryeqytetasit deri në vitin 2024.
Pas nënshkrimit, ai ka folur për mediet duke treguar se çfarë e ka bindur të marrë drejtimin e ekipit të Romës. Në fjalën e tij, Mourinho ka deklaruar:
"Pas takimeve me pronarët, menjëherë kuptova ambiciet e tyre për AS Romën. Pasioni i pabesueshëm i tifozëve të Romës më bindi që të pranoj punën dhe mezi pres të filloj sezonin e ardhshëm. Daje Roma!" , ka thënë ai.
Poll