Moti i keq që ka nisur edhe në Turqi, ka vënë në vështirësi të gjitha ekipet e Superligës që po zhvillojnë fazën përgatitore në Antalia. Edhe pse u përzgjodh si vendi që ofron kushtet më të mira atmosferike, nuk ka ndodhur kështu.
Të gjitha ekipet e Superligës kishin planifikuar të zhvillonin dy faza stërvitore, paraditen e sotme, ekipet janë mbyllur në palestër për vazhduar me ushtrimet e forcës.
Problem më i madh është për ekipin e Partizanit, që këtë të martë do të luajë dhe miqësoren e planifikuar me Fenerbachen, por që moti i keq e ka detyruar ekipin e Starovës të qëndrojë brenda.
Stërvitja e paradites së sotme për të kuqtë do të ishte një prove për të parë gjendjen e ekipit dhe për të përcaktuar më pas se kush do të niste si titullar përballë Fenerbaches në miqësoren e përcaktuar.