Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Mos mungo”, tifozët e Tiranës “thumbojnë" para klasikes me Vllazninë: Leksionet e reja, studentët e rradhës

Shkruar nga NEWSPORT
“Mos mungo”, tifozët e Tiranës “thumbojnë"

Tirana-Vllaznia është një nga supersfidat e javës së 16-të të Superligës. Ndeshja është planifikuar të luhet ditën e nesërme në “Air Albania” dhe do të nisë në orën 19:45. Tifozët e Tiranës “Tirona Fanatics”, përmes një postimi në rrjetet sociale u kanë bërë thirrje tifozëve të tjerë që të jenë sa më të shumtë në numër për të mbështetur skuadrën nga shkallët e stadiumit.

Në postimin e tyre, tifozët bardheblu nuk kanë harruar që të “thumbojnë” edhe tifozerinë rivale të Vllaznisë duke thënë se nesër do të jetë leksioni i radhës për studentët e radhës. “Tirona Fantatics” njihen për spektaklin që japin në shkallët e stadiumit dhe përveç duelit në fushë, nesër pritet të ketë një duel edhe në shkallët e stadiumit mes dy tifozerive.

Postimi i “Tirona Fanatics”:

Nesër, 19:45..."Air Albania".

Leksionet e reja, studentët e rradhës.

MOS MUNGO!

Për Tironën, Me Fanatics!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga