Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Mjeshtër i Madh" dhe "Kalorës i Urdhrit të Flamurit", Presidenti Ilir Meta dekoron 4 legjendat e Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme 4 legjendat e Dinamos dhe futbollit shqiptar. Në një ceremoni të organizuar në presidenc, Meta i ka dhënë titullin "Kalorës i Urdhrit të Flamurit", Skënder Jarecit, dhe titullin "Mjeshtër i Madh" për asillaq Zërin, Gani Xhafën dhe Andrea Markon.

Postimi i Ilir Metës:

"Dinamo" është një nga skuadrat më të shquara të futbollit shqiptar, me një histori të jashtëzakonshme, rezultate spektakolare dhe shumë tituj kampionë, që për dekada ka dominuar jetën sportive në vend, duke u kthyer në burim krenarie dhe simbol të frymës së ekipit e vlerave më të mira sportive.

Një kontribut të madh për lartësimin e "Dinamo"-s në nivelet që e njohim të gjithë, kanë padyshim katër prej yjeve të saj më të shquar, legjendat Skënder Jareci, Vasillaq Zëri, Gani Xhafa dhe Andrea Marko, futbollistë e trajnerë të kalibrit ndërkombëtar, që falë talentit dhe aftësive të shkëlqyera u bënë pjesë edhe e historisë së Ekipit tonë Kombëtar.

Sot pata kënaqësinë ta vlerësoja këtë buqetë yjesh jo vetëm për punën, sakrificat dhe ndihmesën e shkëlqyer të dhënë për futbollin shqiptar, por njëkohësisht dhe për të nxitur më shumë të rinjtë e të rejat, që të ruajnë këtë traditë dhe të frymëzuar prej saj të kontribuojnë për zhvillimin cilësor të këtij sporti në vendin tonë.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga