Fidel Ylli është president i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ai ishte i pranishëm në Lojërat Olimpike për të ndjekur nga afër garimin e sportistëve tanë. Deri më tani gjithçka ka lënë për të dëshiruar dhe nga Tokio, Ylli ka bërë thirrje që sportistët të qëndrojnë larg rrjeteve sociale. Për këtë ka reaguar Vasil Bici.
Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit thekson se emërimi i Yllit në krye të KOKSH-it është partiak dhe gjatë "qeverisjes" së tij në këtë institucion, sporti do të njohë vetëm regres. Në një koment të bërë në një lajm të botuar nga Neësport.al, Bici shkruan: "Aty ku është Fideli, aty është edhe regresi. Sporti nuk duhet të politizohet. Mjaft me demogagji dhe mashtrime shoku i partisë, Fidel".
