Klubi korçar, pasi vendosi që drejtimin e ekipit t’ia besonte italianit Andrea Agostineli, ka falënderuar publikisht ish-trajnerin Mirel Josa me anë të faqes zyrtare në “facebook” për atë që ka dhënë për 4 vite në Korçë. Ai ishte në krye të Skënderbeut më të lavdishëm të historisë dhe vlerësimet dhe mirënjohja për të nuk kanë munguar. I fundit që ka shprehur gjithë mirënjohjen për këtë trajner është numri 2 i presidencës së korçarëve, Arlind Boshku, i cili poston një foto me trajnerin kryeqytetas dhe shkruan këto fjalë: “Respekt dhe mirënjohje për Mirel Josën! I uroj suksese kudo që ai të shkojë, trajnerit më të mirë në Shqipëri!”